Shtyhet konkursi deri më 20 shkurt: Çmimet në fushën e Trashëgimisë

13.02.2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në përputhje me Rregulloren NR.09/2016 për Dhënien e Çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore, shpall vazhdimin e konkursit deri më 20 shkurt 2017.

KONKURS

Për çmimet që i ndan Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në fushën e trashëgimisë kulturore. Ftohen të interesuarit që të propozojnë kandidatët për Çmimin për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “ Dea Dardanicae “, Çmimin Vjetor për Merita të Veçanta “ Shtjefën Gjeqovi”, Çmimin Vjetor për Vepër Shkencore “ Zef Mirdita” dhe Çmimin Vjetor për Menaxhim Institucional “ Muhamed Shukriu” .

Çmimi për Veprimtari Jetësore në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae”

Ky Çmim u jepet personaliteteve të shquara, profesionistëve të dalluar, të cilët me angazhimin e tyre të vazhdueshëm kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e trashëgimisë kulturore si dhe kanë nxitur të arriturat në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Laureatë të këtij çmimi mund të jenë profesionistët, studiuesit dhe hulumtuesit në fushën e trashëgimisë kulturore, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të vendeve të tjera.

Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeqovi”

Ky Çmim u jepet personaliteteve të dalluara në fushën e trashëgimisë kulturore, për angazhimin, kontributin dhe të arriturat përgjatë vitit për përmbushjen e detyrimit kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Laureatë të këtij çmimi mund të jenë profesionistët, studiuesit dhe hulumtuesit në fushën e trashëgimisë kulturore, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të vendeve të tjera.

Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore “Zef Mirdita”

Ky Çmim u jepet autorëve për vepër shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore.

Laureatë të këtij çmimi mund të jenë profesionistët, studiuesit dhe hulumtuesit në fushën e trashëgimisë kulturore, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të vendeve të tjera.

Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu”

Ky Çmim u jepet udhëheqësve të institucioneve dhe punonjësve të institucioneve publike dhe jopublike që në mandat kanë mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Laureatë të këtij çmimi mund të jenë udhëheqësit dhe punonjësit e institucioneve publike dhe jopublike të institucioneve të trashëgimisë kulturore shtetas të Republikës së Kosovës.

Vlerësimin për dhënien e çmimeve e bën juria profesionale.

Konkurrimi për Çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore mund të bëhet përmes propozimit nga:

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (për tri çmimet e para);

Institucionet e trashëgimisë kulturore;

Institutet shkencore, arkivat, muzetë;

Fakultetet e universiteteve publike si dhe private të Republikës së Kosovës;

Shoqatat dhe organizata që merren me trashëgimisë kulturore;

Personat fizikë dhe juridikë.

Propozimi duhet të përmbajë:

Dokumentacion personal (kopje e dokumentit identifikues);
Biografia me fokus në veprimtarinë për të cilin çmim nominohet;
Dëshmitë relevante për kontributet të publikuara të të nominarve (abstraktet e publikimeve nga fusha për të cilën nominohen, dëshmia dhe përmbajta e projekteve profesionale apo shkencore, vlerësimet dhe rekomandimet për kontribut në menaxhimin institucional në fushën për të cilën nominohet).
Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e parë të konkursit duhet t’i plotësojnë dosjet në përputhje me kriteret e lartëshënuara.

Propozimi duhet të nënshkruhet nga titullari që ka të drejtën e propozimit.

Propozimet me shkrim duhet të dërgohen deri me 20 Shkurt 2017 në adresën:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore, Zyra nr. 22
Adresa : Sheshi “ Nëna Tereze “ nr. 35, Prishtinë

Rregulloren mund ta gjeni në linkun: http://mkrs-ks.org/repository/docs/Rregullore_per_cmimet_ne_trashegimi_kulturore.pdf

Prapa

KOSOVO IN UNESCO