Ministri Kujtim Shala: Letërsia dhe kultura shqiptare humbi poetin e njohur

03.02.2017

Me rastin e vdekjes së shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ngushëllon familjen, njerëzit e letërsisë dhe të kulturës, për humbjen e poetit të njohur shqiptar.

Ndarja nga jeta e Agollit, është humbje për familjen, letërsinë dhe për kulturën shqiptare, u shpreh Shala.

Ai më tej u shpreh se shkrimtari Agolli, do të kujtohet për veprat e shumta që i ka dhënë letërsisë shqipe, dhe sidomos për lirizmin e tij, me të cilin fitoi lexues të shumtë.   

Prapa