Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Detyrat dhe përgjegjësitë

Departamenti ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:


1.1. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë duke marrë  parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian.
1.2. Koordinon punën në zhvillimin e dokumenteve kryesore strategjike të cilat hartohen nga strukturat e ministrisë, duke siguruar që këto dokumentet te jene në pajtim me politikat e Qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre.
1.3. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me standardet e BE-së.
1.4. Kujdeset në krijimin e një sistemi interaktiv në mënyrë që të ketë koordinim mes procesit të zhvillimit të politikave dhe planeve me procesin e planifikimit buxhetor të ministrisë, veçanërisht perms zhvillimit të deklaratave strategjike buxhetore.
1.5. Koordinon punën në sigurimin e kontributeve për zhvillimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së), Planin Vjetor te Punës dhe siguron harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumente tjera strategjike.
1.6. Monitoron zbatimin e PVPEsë dhe Planit Vjetor te Punës dhe raporton tek institucionet relevante, me theks te veçante tek ZKM dhe MIE.
1.7. Udhëheq koordinimin e asistencës se IPA-se, dhe asistencës se jashtme bilaterale dhe multilaterale.
1.8. Siguron që ndihma e jashtme është e ndërlidhur dhe kontribuon në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Qeverisë dhe Ministrisë si dhe është e ndërlidhur me procesin e planifikimit buxhetor të Ministrisë.
1.9. Ofron ndihmë për departamentet dhe strukturat tjera të ministrisë në aspektin e mbështetjes metodologjike për procedurat e përgatitjes dhe menaxhimin e projekteve.
1.10. Ofron mbështetje Departamenteve Ligjore sa i përket përfshirjes se politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me Acquis, si dhe kujdeset që legjislacioni që kërkohet nga PVPE-ja të futet në Strategjinë Legjislative të Qeverisë.
1.11. Bashkëpunon dhe ndihmon zyrën e burimeve njerëzore në ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit në çështjen që lidhen me integrimin evropian.
1.12. Bashkëpunon dhe ndihmon zyrën e komunikimin në ministri për çështjet e komunikimit dhe informimit që kanë të bëjnë me integrimin evropian.
1.13. Ndihmon monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor institucional të Ministrisë, si dhe aktiviteteve tjera për reformimin institucional të ministrisë.
1.14. Departamenti është përgjegjëse për organizimin, udhëheqjen dhe/ose pjesëmarrjen në takimet e rregullta te procesit te Stabilizim Asociimit, takime ndërministrore dhe takime me organizatat donatore dhe aktorët tjerë relevantë.
1.15. Ndërmerr të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga Sekretari i Përgjithshëm që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit.

KOSOVO IN UNESCO