Dy ekipe nga Ferizaji kampion të Kupës së Kosovës në Hendboll

28.04.2024

Sot u zhvilluan ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në Hendboll. Të dy ndeshjet ishin plot emocione dhe dhuruan atmosferë të veçantë për publikun.

Në konkurrencën e femrave u shpall kampion Ferizaji, ndërsa në konkurrencën e meshkujve Kastrioti.

Kupën për klubin e Ferizajit, në konkurrencën e femrave e ndau kryeministri Albin Kurti, ndërsa medaljet për ekipin zëvendëministrja e MKRS, Daulina Osmani. Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, kupën e ndau kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini.

Urime të dy ekipeve për fitoren dhe përgëzime Federatës së Hendbollit të Kosovës për organizimin.

Prapa