Sot shënohet Dita e komunitetit turk në Kosovë!

23.04.2024

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, pas rekomandimit të Komisionit Profesional Shqyrtues të DTK-së, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka marrë vendim për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të përkohshme të asetit “Opusi i shoqërive kulturore të komunitetit turke në Prizren”, në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore.

Angazhimi i Ministrisë së Kulturës është i përqëndruar në integrimin dhe përfshirjen e komunitetit turk në shoqërinë tonë, në veçanti në kulturë, sport e trashëgimi.

Duke e festuar këtë ditë bashkë, respektojmë traditën dhe historinë e mirë të Kosovës dhe njëkohësisht respektojmë edhe diversitetin kulturor, fetar dhe etnik të shtetit tonë.

Urime të gjithë qytetarëve të komunitet turk në Kosovë!

Prapa