Ekspozita “Mirë se vini në tavolinë”

08.03.2023

Tavolina e shtëpisë së Ferdonije Qerkezit është e zbrazët tash e 24 vite. 8 marsin e këtij viti do ta presim në tavolinë bashkë me zonjën Ferdonije.

Dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë Qerkezi është lëvizur në Muzeun Etnologjik të Kosovës dhe do të pret musafirë nga 8 marsi deri më 22 mars.

Burri dhe katër djemtë e Ferdonijes janë rrëmbyer me dhunë nga forcat serbe në vitin 1999. Eshtrat e dy djemve janë gjetur në vitin 2005, ndërsa eshtrat e burrit dhe dy djemve të tjerë nuk janë gjetur ende.

Autor i ekspozitës: Artan Korenica

Prapa