‘Filharmonia në lëvizje’ në Gjakovë

08.04.2024

Në kuadër të programit ‘Filharmonia në lëvizje’, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert në Gjakovë.

Publiku në hapje pati mundësinë të dëgjojë uverturën e operës ‘Cosi fan tutte’ nga W.A.Mozart për të vazhduar me ‘Odelette’ për flaut dhe orkestër nga C. Saint-Saëns me soliste Zanë Abazin

Pjesa e dytë e koncertit solli një prej kryeveprave të repertorit romantik Simfoninë Nr. 4 të Robert Schumannit nën dirigjimin e Pëllumb Vulës

Shënoni në kalendar datën për koncertin e ardhshëm!

Më 27 prill 2024, nën drejtimin e Dario Salvit, orkestra do të paraqitet në koncert në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë

Prapa