Zyra për publikime

Puna e kësaj zyreje është zhvillimi i fushëveprimtarisë së publikimeve në kuadër të Departamentit të Kulturës.

  • Përkrahja e krijimtarisë origjinale kulturore, letrare e artistike në Kosovë.
  • Sigurimi i rolit dhe rëndësisë së botuesit, të autorit, përhapjes dhe afirmimit të prodhimit final të librit dhe produkteve të përafërta më të.
  • Krijimi i kushteve dhe mundësive të barabarta për lexim, hartimi dhe zbatimi i rregullativës ligjore dhe politikave programore e të buxhetit në planin vjetor.
  • Koordinimi i aktiviteteve në hartimin e strategjive përkatëse zhvillimore të librit.
  • Bashkëpunimi me institucionet dhe asociacionet  vendore e të jashtme në lidhje me krijimin, shpërndarjen, prezantimin dhe afirmimin e librit që krijohet në Kosovë.
  • Stimulimi i publikimeve të veprave nga letërsia, tradita, kritika letrare e eseistika, të përkthimeve, nga trashëgimia kulturore, sportet si edhe ato që temë trajtimi kanë rininë e të tjera.


Në kuadër të kësaj zyreje bëhet koordinimi prioritar sipas cilësisë për të stimuluar autorët nëpërmjet botimeve, të çmimeve, të vlerave të mirëfillta kulturore, etj.

Që të krijojë dhe të përcaktojë kushtet e mundshme të shkrimit, botimit, mbrojtjes dhe promovimit të librit me interes kombëtar.

Fushveprimtaria e zyrës për publikime:

a)Përkrahja financiare e veprimtarisë botuese dhe librit.
b)Takimet letrare;
c)Seminarët e gjuhës, letërsisë e kulturës;
d)Panairet e librit (vendore e ndërkombëtare);
e)Licencimi i botuesve;
f)Administrata e Këshillit të librit
g)Ndjarja e çmimeve vjetore. 

Rregullorja për Çmimin Kombëtar  Letrar “Azem Shkreli”  dhe çmimet vjetore për librin më të mirë të vitit paraprak

Ky Çmim është themeluar në vitin 2004 me vendim të Ministrit. Në vitin 2009 është hartuar rregullore e veçantë. Kjo rregullore është ndryshuar në dhjetor 2009 (në vend të një “çmimi vjetor “ për librin më të mirë të vitit paraprak. Në mars të vitit 2010 janë ndarë katër çmime: për librin më të mirë në prozë, për librin më të mirë në poezi, për librin më të mirë në kritikë letrare e eseistikë dhe për librin më të mirë të përkthyer. Për zbatimin e rregullores dhe administratës përkatëse formohet Shërbimi i çmimeve;

Aktivitetet tjera të Zyrës së Publikimeve në dy vitet e fundit:

  • Janë përkrahur dhjetra botues me 39 tituj (2008) dhe mbi 50 tituj (2009).
  • Në vitin 2010, si për çdo vit, është shpallur konkursi për përkrahje financiare te botuesve për publikime.
  • Janë përkrahur botimet e revistave letrare, kulturore e artistike “Verbi” (tremujore) , “Kalendari letrar” (mujore – deri në korrik 2009) , duke përfshirë këtu Revistën letrare “Jeta e re” (kohëpaskohe dhe numrin jubilar me rastin e 60 vjetorit të daljes në 2009).
  • Eshtë përkrahur pjesërisht Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën shqiptare (publikimet e punës së Seminarit);
  • Eshtë përkrahur Panairi i librit në Prishtinë, Gjilan, në Frankfurt (Gjermani) etj.
  • Janë përkrahur aktivitetet tradicionale letrare në Vushtrri “Takimet e poeteshave”;
  • Takimet letrare “Azem Shkreli” në Pejë;
  • “Mitingu i poezisë” në Gjakovë;
  • Takimet e “Dom Mikel Tarabulluzit” Në Stubëll/Viti;
  • Takimet letrare “Shtjefën Gjeçovi” në  Janjevë (Lypjan) dhe në Zym (Prizren);
  • Takimet letrare “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë;
  • Takimet letrare “Kepi i shpresës së mirë” në Mitrovicë etj.



Kandidatet që kanë fituar Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli”, për vepër jetësore në letërsi:

1)Din Mehmeti (10 shkurt 2005);
2)Ibrahim Rugova (në vend të 10 shkurt 2006 më 29 mars 2006);
3)Mark Krasniqi (më 04 prill 2007);
4)Enver Gjerçeku (10 shkurt 2008);
5)Ali Podrimja (më 10 shkurt 2009);
6)Nazmi Rrahmani (05 mars 2010) e Rexhep Hoxha; (ky i fundIt e ka refuzua çmimin).

Fituesit e Çmimit për Vepër më të mirë të vitit në Letërsi  “Azem Shkreli”:

1.Mehmet Krajes i jepet Çmimi për vepër më të mirë të vitit 2004, në shkurt 2005, për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”;
2.Jusuf Buxhovi (29 mars 2006), për librin  “Kodi i dashurisë”;
3.Kujtim M. Shala “Shekulli në letërsinë shqipe” (Më 04.04.2007);
4.Agim Deva (më 10.02.2008) për librin “Gurët fluturues”;
5.Nysret Krasniqi (më 10.02.2009) për librin “Udha kratilike”;

Më 4 mars 2010

1.Gëzim Aliu, për librin më të mirë në prozë, të botuar në vitin 2009,
2.“Në klubin e të shëmtuarëve”, roman;
3.Ag Apolloni, për poezi “Zomb”;
4.Ibrahim Berisha, për kritikë e eseistikë “Konvergjenca intelektuale”;
5.Bekim Bejta, për përkthim nga frengjishtja të “Raga, afrim i kontinentit të padukshem”, të Jean - Marie Gustave le Clezio.

Projektet e përkrahura me konkursin e muajit Janar 2012

TAKIMET LETRARE-BOTIME

1.Universiteti Ndërkombëtar Veror "Prishtina 2012"
2. Festivali ndërkombëtar i letersisë për të rinj - OJQ "Prokult"
3. Takimet e poeteshave shqiptare - 2012
4. Takimet letrare "Azem Shkreli'"
5. "Takime e Gjeçovit XXXXI" - 2012
6. "Sofra poetike - Ymer Elshani"
7. "Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës 2012"
8. Karavani i Shkrimtarëve për fëmijë "Agim Deva"
9. "Ora e madhe letrare" - Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve të Ks.
10. "Mitingu i poezisë", Gjakova - 2012
11. Panairi i 15 i Librit "Tirana 2012"
12. Panairi i 14 i Librit "Prishtina 2012"

EKSPOZITAT

1. Ekspozitë në Institutin Albanologjik
2. Edicioni IV -Instituti i pavarur artistik Galeria:"Exportart 40"
3. Plejeda e Artistëve Ndërkombëtarё, Prishtinë
4. Ekspozitë tel 044-143-830
5. Ekspozitë personale në GAK-Tiranë
6. 100 vjetori i Pavarësisë se Shqipërisë
7. Lobim-Art
8. Bienali i vizatimit
9. Koloniia e artistëve figurativë dhe aplikativë'
10. Espozitë' personale e Visar Mulliqit në Shqipëri
11. Ekspozita tematike "Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit'
12. Pristina Print Bienale 2012'
13. Ekspozitë e artistëve të Pejës
14. Ekspozita e Pavarësisë 2012'
15. Kolonia a artit 'Festari 2012"
16. Ekspozitë "Kur jeta duhet jetuar"
17. O vendi im II
18. Festivali ndёrkombëtar i pikturёs' 2012, Prizren
19. "Kolonia e artisëve me karakter ndёrkombëtar'- Galeria e Arteve, Rahovec
20. Festivali Ndër. i Stripit dhe i Karikaturës "Prizreni 2012'"
21. Festivali i Artit, Prizreni 2012
22. "Ura me tri harqe" Qendra e Arteve
23. 'Botim i stripit në Kosovë'-OJQ Laboratori i Teknologjise Informative
24. Arti bashkёkohor dhe shoqëria e Re
25. Projekt Artistik Multi-diciplinar' Prishtinë-Shkup
26. Urban Art exchange - Prishtina mysafire nё Mannheim