Sektori i Bibliotekave

Menjëherë pas luftës, 8 tetë biblioteka Amë administroheshin  nga Departamenti i Kulturës. Prej vitit  2000-2003 quheshin biblioteka Rajonale, ndërsa me  miratimin e Ligjit për Bibliotekat më 23 qershor të vitit 2003 quhen Biblioteka Ndërkomunale  të administruara nga MKRS.

Këtyre bibliotekave në vitin 2004  iu bashkëngjit Biblioteka e verbërve të Kosovës “Syri Ynë” në Prishtinë, bibliotekë e veçantë, e vetmja e këtij lloji në Kosovë.

Sipas Ligjit për bibliotekat, viti 2003:

Biblioteka të sektorit publik janë bibliotekat e krijuara nga autoriteti publik legjislativ ose  ekzekutiv, përkatësisht ato që financohen nga fondet buxhetore ose fondet tjera publike (Ligji. Neni3 pika 2).
Biblioteka publike janë: Biblioteka Kombëtare e Kosovës, bibliotekat ndërkomunale dhe komunale (të lokaliteteve në fshatra) që veprojnë si biblioteka të bashkësisë (neni 3.3.)
Ministri përkatëse për bibliotekat e sektorit publik është Ministria e Kulturës (neni 3.
Sipas  Ligjit për bibliotekat në fuqi, neni 11.1)
Ministria e Kulturës  ushtron aktivitete të administrimit qendror dhe për Bibliotekën Kombëtare.

Sipas marrëveshjes së Mirëkuptimit të arritur në mes: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve – Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal  - dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave – MEF.

Ministira e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për:

  • Hartimin e infrastrukturës juridike;
  • Harton politikat dhe bënë përgatitjen e planeve strategjike për zhvillimin e shërbimeve bibliotekare;
  • Shqyrton raportet vjetore të njësive gjegjëse komunale;
  • Nxitë dhe mbështet aktivitetet e bibliotekave  publike për nevojat e diasporës;
  • Nxitë dhe mbështet komunat në themelimin dhe zhvillimin e bibliotekave komunale.



Obligimet tjera sipas Ligjit për bibliotekat janë:

  • Përcakton dhe mbikëqyr funksionimin e rrjetit bibliotekar;
  • Nxjerr akte nënligjore për zbatim të ligjit;
  • Mbështetë bashkëpunim ndërkombëtarë;
  • Udhëheq  Regjistrin për biblioteka sipas standardeve minimale për themelimin e bibliotekës.
  • MKRS  themelon dhe  mbështet financiarisht Këshillin Kombëtarë të Bibliotekave;
  • Projektet zhvillimore të bibliotekave publike;
  • Projektet për veprimtarinë bibliotekare:
  • Pasurimin e koleksioneve të bibliotekës,
  • Programin për aftësimin profesional,
  • Vendosjen e titujve profesionalë,
  • Kushtet dhe procedurën e dhënies së provimit profesional.
  • Do të duhej të mbështet themelimin dhe  zhvillimin e bibliotekave të pakicave në kuadër të bibliotekave publike.
  • Do të duhej të mbështet programet zhvillimore profesionale në bibliotekari nga Shoqata e punonjësve të Bibliotekave në Kosovë. 

BIBLIOTEKAT

  • Biblioteka e Verbëve "Syri Ynë|"
  • Shoqata e bibliotekave të Kosovës
  • Biblioteka Kamenicë
  • Biblioteka Junik
  • Biblioteka Pejë
  • Shoqata e Verbëve
  • Biblioteka Gjakovë