Galeria e Ministrisë Qafa
Galeria e Ministrisë së Kulturës (Qafa)
Galeria e Ministrisë së Kulturës (GMK) funksionon si një "zyre"e drejtpërdrejt e MKRS në kuadër të Departamentit të Kulturës. Për programin e saj është përgjegjës "Këshilli Vlerësues dhe Përzgjedhës" i përbërë nga tre anëtarë të jashtëm.
GMK ka filluar punën në shtator të vitit 2000, si Galeri e Departamentit të Kulturës dhe me rastin e shpalljes së Këshillit të Ministrave ajo është emërtuar "Galeri e Ministrisë së Kulturës". Që nga fillimi i saj e deri më sot, janë organizuar mbi 200 ekspozita individuale e kolektive të autorëve vendor dhe ndërkombëtar.
Ndër ekspozitat që kanë zgjuar interesim më të madh tek artdashësit Kosovarë ka qenë ekspozita e fundit Imazhi gjuhësor I piktorëve tradicional në viset tona. Kjo ekspozitë e cila ka sjellë mbi 700 vizitorë me kombësi të huaj dhe vendas në GMK, kishte të ekspozuar veprat e artistëve themelues të dy shkollave shqiptare, asaj të Vizatimit (1931) në Tiranë dhe shkollës së artit të Pejës (1949). U ekspozuan 24 vepra të gjinisë së portretit dhe portretit të kompozuar, të realizuara nga baballarët e pikturës laike shqiptare të fillimit të shek. XX dhe artistët fillimtarë të pikturës së parë moderne shqiptare të Kosovës.
Bashkangjitur i gjeni disa linqe të disa gazetave të cilat shkruan për ketë ekspozitë:
http://www.kultplus.com/?id=4&l=1061
http://www.zeri.info/artikulli/21265/belbezimet-e-para-te-piktures-shqiptare-shfaqen-ne-prishtine