Promovimi i artit për të rinjtë me sindormën Down

07.11.2024

Gjatë sesioneve të pikturimit, të rinjtë me sindromën down po zhvillojnë aftësitë e tyre artistike përmes tematikave si natyra, kultura dhe emocionet.

Ky aktivitet u ndihmon në përmirësimin e aftësive sociale, emocionale dhe motorike, duke nxitur imagjinatën dhe vetëbesimin. Përveç kësaj pjesëmarrja në aktivitete të tilla ndihmon anëtarët të ndihen të përfshirë në një komunitet mbështetës dhe gjithëpërfshirës.

Aktiviteti është pjesë e projektit “Përmes artit promovojmë diversitetin,” që zbatohet nga organizata Down Sindrom Kosova, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Prapa