Revitalizimi i Çarshisë së Gjakovës

05.04.2024

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për dy projekte: revitalizimin e Çarshisë së Gjakovës dhe konservimin/restaurimin e monumentit të shkollës së vjetër të Muzikës - ish Mejtep Ruzhdije.

MKRS-ja për realizimin e të dyja projekteve ka marrë përsipër realizimin e projekteve ndërsa Komuna zbatimin e tyre.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet u.d sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

Prapa