Punëtori për lokalitetin në Dresnik
05.04.2024
Është mbajtur punëtoria e parë dy-ditore që ka për qëllim punën drejt formësimit të së ardhmes së lokalitetit arkeologjik të Dresnikut!
Brenda këtyre dy ditëve, institucionet kryesore qendrore dhe lokale, organizata dhe profesionistë të fushës kanë diskutuar mbi vlerat e këtij lokaliteti dhe modele të ndryshme të qeverisjes, ndërsa do të hartohen edhe disa skenare të strukturës menaxhuese.
Kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme në zbatimin e projektit 'Ruajtja dhe Mbrojtja e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut', me financim nga Ministria e Kulturës dhe Fondi i Ambasadorëve të SHBA-së për Ruajtjen e Kulturës.
Projekti zbatohet nga CHwB Kosova në partneritet me Institutin Arkeologjik të Kosovës