Kosova ngadhënjen ndaj Iralndës në basketboll
22.02.2024
Atmosferë fantastike ishte sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ku u zhvillua ndeshja në basketboll mes Kosovës dhe Irlandës.
Kosova doli fituese në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të raundit të parë parakualifikues të Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027.
Kjo ishte sfida e parë, ndeshjen e radhës do ta kenë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt. Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Ndeshjen nga afër e ndoqën kryeministri Albin Kurti, zëvendësministrja Daulina Osmani dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
Suksese të mëtutjeshme djema!