Ansambli Kombëtar i Shqipërisë dhe “Shota” mbajtën koncert të përbashkët për Pavarësinë e Kosovës

17.02.2024

Këngët dhe vallet shqiptare jehuan në koncertin që u mbajt mbrëmë për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve \"Shota\", së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria dhuruan emocion për të gjithë të pranishmit me performancën e tyre.

Audienca e pranishme shijoi performancën e bukur të artistëve dhe programin e pasur artistik me këngë e valle nga trojet shqiptare.

Në koncert ishin të pranishëm ministri Hajrulla Çeku, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, biri i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, dhe personalitete të tjerë nga jeta politike e kulturore në vend.

Prapa