Promovimi i Katalogut të Muzeut Etnografik të Gjakovës

17.02.2024

Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, Muzeu Etnografik i Gjakovës organizoi aktivitetin \"Promovimi i Katalogut të Muzeut Etnografik të Gjakovës\".

Pas 50 vjet themelim, për herë të parë u publikua katalogu i cili prezanton historinë, vlerat dhe koleksionin e pasur të këtij muzeu.

Gjatë vitit 2022 Ministria e Kulturës ka realizuar ndërhyrjet restauruese në Muze, duke siguruar ruajtjen e origjinalitetit, për të prezantuar këtë pasuri për të gjithë komunitetin dhe për brezat që do vijnë. Kurse sivjet ka mbështetur përgatitjen dhe botimin e katalogut.

Aktiviteti u shoqërua me tingujt e muzikës qytetare, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, komuniteti artistik e qytetarë.

Në këtë ngjarje mori pjesë këshilltarja e ministrit Çeku, Nora Arapi Krasniqi.

Prapa