Programi “Kosova shtet i xhudos” po vazhdon me sukses!
11.02.2024
Kanë filluar demonstrimet në shkolla për këtë vit! Ndalesa e parë ishte tek SHFMU \"Lidhja e Prizrenit\" Pejë!
Bashkë me klubin e xhudos \"Peja\" dhe trajnerin Admirim Sahara, fëmijët e kësaj shkolle patën rastin të mësojnë lëvizjet bazike të xhudos dhe vlerat e sportit tonë të dashur!
Programi shtetëror, \"Kosova, shtet i xhudos\", përmes komponentës, \"Xhudo në shkolla - xhudistët e rinj\", ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e dispilinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.