Përditësim për progresin aktual në menaxhimin e qendrës historike të Prishtinës!
Pas disa javëve të punës në terren, duke analizuar parcelat, ndërtesat, rrugët dhe hapësirat publike, grupi punues për menaxhimin e integruar të qendrës historike të Prishtinës është mbledhur sot për të diskutuar të dhënat e mbledhura dhe interpretimin e tyre. Gjithashtu, grupi punues ka validuar deklaratën e vizionit për menaxhimin e ardhshëm të zonës historike. Fokusi tani zhvendoset në kategorizimin e ndërhyrjeve konzervuese dhe transformuese brenda zonës qendrore, dhe udhëzuesit për menaxhimin dhe zhvillimin e zonës mbrojtëse.
Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.