Konferenca vjetore e Vullnetarizmit Rinor nga TOKA
Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve, organizata TOKA me mbështetjen e MKRS-së organizoi konferencën vjetore të vullnetarizmit rinor.
Fokusi i konferencës ishte Dita e Solidaritetit – modeli i qëndrueshëm i vullnetarizmit që i bashkon të rinjtë dhe bizneset të cilët i adresuan praktikat dhe potencialin e partneritetit për vullnetarizëm.
Zëvendësministrja Daulina Osmani tregoi që ky projekt i mbështetur nga MKRS shënoi aq sukses të veçantë, sa që është bërë baza e pilot-programit të vullnetarizmit “Vullnetarizmi në Shkolla” i cili po implementohet nga TOKA pikërisht gjatë këtyre ditëve.
Të pranishëm në konferencë ishin drejtorja ekzekutive e Organizatës TOKA, Jehona Gjurgjeala, ndërmarrësja dhe drejtoresha e Data Project Electronics, Linda Shala, Valentina Qarri nga Ambasada e Suedisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, liderë të rinj, vullnetarë dhe biznese.