Emocione të paharrueshme me Klasikët Shqiptarë

29.11.2023

Mbrëmja e 28 Nëntorit u shënua me një koncert nga Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës, ansambli “New Born”, Okteti i meshkujve i Operës së Kosovës si dhe sopranoja Zana Abazi Ramadani e cila mahniti të pranishmit me magjinë e interpretimit të saj.

Nën dirigjimin e Edon Ramadanit, publiku përjetoi një udhëtim emocionues nëpër trashëgiminë muzikore shqiptare me vepra të Shime Deshpalit, Rexho Mulliqit e Avni Mulajt.

Një nga momentet kulmore qe prania e Pranvera Badivukut, kompozitore e këngës “E kujtoj atë takim”, e cila u nderua me duartrokitje pas interpretimit të këngës të cilën e krijoi para gati 50 vjetëve kur edhe qe shpërblyer me \"Okarinën e Artë\" në \"Akordet e Kosovës\", në vitin 1974.

Të pranishëm në koncert ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, artistë e artdashës të shumtë.

Prapa