“Harvest” përpjekja e radhës e Serbisë për të deformuar historinë përmes filmit

17.11.2023

Politika serbe po ndërton narracion të urrejtjes ndëretnike dhe po vazhdon me nxitje të konfliktit përmes filmit e instrumenteve tjera të kulturës, të cilat në kushte normale do të duhet të ishin në funksion të demokracisë e bashkëjetesës.

Bazuar në raportimet e mediave serbe, kanë filluar xhirimet e filmit \"Harvest\" i mbështetur financiarisht nga shteti serb e i cili lidhet me \"Shtëpinë e Verdhë\" në Shqipëri ku serbët pretentojnë që është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pretendime fiktive dhe shpifje që nuk u vërtetuan asnjëherë nga autoritetet ndërkombëtare.

Ky nuk është filmi i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë “Shtëpia e Verdhë” i autores Slagjana Zariq.

Tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit \"Harvest\", duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare.

E trishtë dhe e papranueshme të shohim se një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë. Por, përtej tentativave për të rishkruar historinë përmes kinematografisë, e vërteta triumfon gjithmonë në sfidë me propagandën.

Prapa