“EduOpera” si pjesë e programit “Arti në Shkolla”

16.11.2023

Opera e Kosovës ka vazhduar sot me “EduOpera” në kuadër të programit "Arti në Shkolla" me nxënësit e 4 shkollave fillore të komunës së Prishtinës dhe 4 shkolla të Mitrovicës.

Ata ndoqën programin e korit të fëmijëve Okarina, nën udhëheqjen e dirigjentes Elikona Hysaj, me programin e përgjedhur nga fragmentet korale të operave më të njohura botërore dhe atyre kombëtare.

EduOpera është seri prezantimesh dhe koncerte për operën dhe artin lirik, dedikuar fëmijëve dhe të rinjve në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shkollat pjesëmarrëse në koncertet e sotme: "Elena Gjika", "Faik Konica", "Ali Kelmendi", "Shkëndija", "Bedri Gjinaj", "Elena Gjika", "Mehë Ukaj", "Trepça".

Prapa