Restaurimi i shtëpive tradicionale në rajonin e Gjilanit

Në fshatin Terziaj, një vend përplot bukuri natyrore në Gjilan, po vazhdon restaurimi i shtëpive tradicionale që ndodhen në Lagjen e Hajdinëve.
Po intervenohet në tri shtëpi që janë në gjendje tejet të rënduar, atë të Xhelë Hajdinit, Hajdin Hajdinit dhe Shaqë Hajdinit.
Me profesionalizëm po punohet në ruajtjen e vlerave të shtëpive.
Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen.