Fesivali Ndërkombëtar i komunitetit turk
Festivali Ndërkombëtar \"Sanatla Uyanmak\" (\"Zgjimi me Art\") po vazhdon prej 21 vitesh, të jetë një tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit.
Festivali ndër vite ka realizuar shumë aktivitete si ekspozita, koncerte, shfaqje skenike dhe teatrale si dhe promovim të librave, duke kontribuar kështu në promovimin e trashëgimisë sonë kulturore me tematika të ndryshme të trajtuara në kuadër të festivalit çdo vit.
Sivjet tema e festivalit ishte \"Filigran\", një nga artizanatet më të rëndësishme në qytetin e Prizrenit. Prezent në hapje ishin ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi dhe Ambasadori Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilët i përshendetën të pranishmit dhe i përgëzuan organizatorët për festivalin.