Prezantimi zyrtar i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
Pas shpalljes së Kosovës si shteti nikoqir i Lojërave Mesdhetare, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe në veçanti komunitetit sportiv, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizon ngjarjen prezantuese të procesit përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë që do të ndërmerren nga MKRS-ja dhe KOK-u.
Do të flasim për vizionin shtetëror për zhvillimin e sportit, qasjen në investimet infrastrukturore fizike sportive si dhe për ndikimin e pritshëm të këtij organizimi.
Në po këtë ngjarje, do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe KOK-ut për procedim të mjeteve për mbulimin e pagesës për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.