Shfaqje e filmave të animuar për nxënësit nga Gjilani

29.05.2023

“Arti në shkolla” po vazhdon të angazhoj fëmijët në plot aktivitete argëtuese dhe edukative.

Sot, nxënësit nga 3 shkolla u mblodhën në Teatrin e Qytetit të Gjilanit për të shikuar “Shpija”, film i animuar kosovar i metrazhit të shkurtër me regji të Flaka Kokollit. Vet ajo, së bashku me drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, bashkëbiseduan me nxënësit për procesin e realizimit të filmave, mesazhet prapa tyre dhe efektet pozitive që sjellin filmat e animuar.

Përfitimet e programit dita ditës po bëhen më evidente.

Prapa