2 eksperienca të reja artistike në GKK

26.05.2023

\"Strange Seed\" nga Fatmir-Mustafa-Karllo dhe \"Bliss (Misery is a Butterfly)\" nga Leart Rama, janë dy ekspozitat e hapura në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Të dy artistët mbrëmë pritën ministrin Hajrulla Çeku dhe së bashku biseduan për konceptin dhe veprat e ekspozuara, konceptualisht të sofistikuara.

Përgjatë këtij muaji, Galeria Kombëtare do të ofrojë edhe guidat e ndërmjetësimit për të dyja ekspozitat. Ky projekt synon t’i përfshijë grupet e ndryshme shoqërore në një eksperiencë të re artistike në galeri, përmes së cilës ndërmjetësuesit e angazhuar do të ofrojnë një përvojë interaktive dhe bashkëpunuese rreth të kuptuarit e ekspozitave të hapura.

Prapa