Hapa konkret për progresin e politikës anti-doping

25.05.2023

Me intensitet të lartë dhe me angazhim gjithëpërfshirës po vazhdon puna drejt funksionalizimit të Agjencisë Anti-Doping në Kosovë. Nga sot, për 3 ditë radhazi, do të mbahet punëtoria me qëllim ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve për kontroll të dopingut.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të ketë prezantime me ekspertë të anti-dopingut nga Sllovenia dhe Turqia teksa në hapjen e sotme mori pjesë zëvendësministrja Daulina Osmani, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, Koordinatori i Komisionit për Anti-Doping, Bernard Tahirbegolli, dhe zyrtarë tjerë.

Prapa