Gjithëpërfshirje në sport!

25.05.2023

Në kuadër të politikës së gjithëpërfshirjes në sport, organizata “Olimpiada Speciale” në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe me mbështetje të Ministrisë së Sportit, ka hapur sot Javën Evropiane të Futbollit, e cila ndër qëllimet e veta ka nxitjen dhe promovimin e futbollit edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara.

Gjatë një jave, “Olimpiada speciale” do t’ua mundësojë fëmijëve që të realizojnë aktivitete të shumta rekreative, futboll e socializim mes tyre.

Në hapje që nisi në stadiumin e KF Rilindja në Prishtinë, mori pjesë edhe zëvendësministrja Daulina Osmani, e cila u shpreh që MKRS ka në prioritet aktivitete të kësaj natyre që kanë për qëllim promovimin e sportit në përgjithësi, e veçanërisht të futbollit tek gjeneratat e reja pa përjashtim.

Prapa