Një jetë e tërë sakrificë për kombin, brenda një biblioteke
Sakrifica për liri është kryevepra e Adem Demaçit, e biblioteka që tashmë mban emrin e tij do të qëndrojë në krye të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Në fondin e saj gjenden 1258 tituj të autorëve të ndryshëm shqiptarë e të huaj, 273 kopje librash, 18 gazeta, 12 fletore, 25 materiale dorëshkrimore, 23 materiale tjera të ndryshme.
Edhe dokumentet personale identifikuese të veprimtarit të çështjes shqiptare dhe shkrimtarit Adem Demaçi, janë pjesë kësaj biblioteke. Gjithashtu, edhe telefoni personal, notesi me numrat e telefonave, tranzistori, fletoret me shënime, dy palë syze, tre lapsa shkrimi, fjalori i përdorur në burg, certifikata e lëshimit nga burgu pas 15 vite dënim me datë 24 prill 1990.
Si pjesë e bibliotekës, janë edhe donacioni i një pjese të konsiderueshme të librave, të cilët i ka dhuruar Selatin Novosella.
Biblioteka është hapur në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë.