Janjeva së shpejti destinacion turistik

22.05.2023

Po vazhdon me intensitet të lartë puna në restaurimin dhe rifunksionalizimin e shtëpive tradicionale në Janjevë.

Punimet që janë pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitës për ringjalljen ekonomike të Janjevës”, sot i panë nga afër ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Maria Suokko, Nedjelko Špilekti, konsull në Ambasadën Kroate në Kosovë dhe partnerë tjerë të projektit.

Restaurimi i shtëpive do të kontribuojë në ringjalljen e historisë dhe inkurajimin e ruajtjes së trashëgimisë së pasur kulturore, po ashtu të krijoj mundësi për ringjallje socio-ekonomike duke promovuar turizmin lokal.

Për më tepër, nisma të rëndësishme janë në zhvillim e sipër, si krijimi i platformës për të hartëzuar asetet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore për turizmin rural, trajnimi për guidat turistike dhe mbështetja për gratë dhe të rinjtë përmes trajnimeve për zhvillim të aftësive që kontribuojnë në fuqizimin e tyre ekonomik.

Prapa