Opera e Kosovës sjell premierën “Flauti Magjik”

Muzika e bukur e Mozartit, që mbrëmë i ngërtheu 2 akte në një operë të vetme “Flauti Magjik”, bëri bashkë një kast artistësh nga Shqipëria, për të dhuruar një shfaqje të jashtëzakonshme muzikore.
Vepra në formën e një Singspielit, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, i dha dinamikë shfaqjes dhe dhuroi atmosferë emocionuese për publikun.
Kjo ndërthurje mes operas dhe baletit u realizua në bashkëpunim me produksionin artistik “Dragoi Blu -Tiranë”, artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Shqipërisë dhe studentëve të Universitetit të Arteve në Tiranë.