Kosova mysafire e Portugalisë

15.03.2023

Për të thelluar njohuritë e artdashësve të huaj për identitetin kulturor të Kosovës, një sërë formash arti vendase do të shfaqen në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali, nga 19 deri me 24 mars.

Për pesë ditë radhazi në Lisbonë, Braga dhe Porto, muzika, arti, teatri, gastronomia dhe filmi do të jenë të hapura për t’i parë, dëgjuar e shijuar, duke festuar kështu identitetin e pasur kulturor të vendit tonë.

Ky program që përveq promovimit të praktikave kulturore shërben edhe si forum për shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve midis artistëve, është nismë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për më shumë informata rreth tij, klikoni në këtë vegëz https://mfa-ks.net/kosovacultureweek/

Prapa