Fillon implementimi i programit Supershkollat 2023

15.03.2023

Zëvendësministrja e rinisë, Daulina Osmani, mori pjesë në ngjarjen e takimit të Supershkollave, të organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

RYCO, e themeluar dhe financuar nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor përfshirë Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka përzgjedhur 11 shkolla të mesme të larta nga Kosova që do të marrin pjesë në ciklin e dytë të Skemës së Shkëmbimit të Supershkollave. Shkëmbimi do të ndodhë me shkolla partnere të rajonit të cilat do të vinë në Kosovë dhe anasjelltas me 22 shkëmbime në total.

Në ngjarjen e Supershkollave morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Ambasada e Republikës së Francës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e 11 shkollave të përzgjedhura.

Prapa