MKRS mbështet aktivitetet kulturore në Gjilan

Ministria e Kulturës mbështet aktivitetet kulturore “Flaka e Janarit”, “Festivalin e teatrove të shkollave të mesme në Gjilan” dhe realizimin e skulpturave monumentale “Heroina e Qytetit” dhe “Drama Shqipe”.
Ngjarja tradicionale “Flaka e Janarit” mbështetet me 30,000 euro.
Festivali i teatrove të shkollave të mesme mbështetet me 10,000 euro.
Skulpturat monumentale mbështeten me 21,405 euro.
Memorandumet u nënshkruan nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.