Bashkëpunim me Shqipërinë në sport

08.03.2023

Zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani është takuar sot me zëvendësministrin për Arsim dhe Sport në Shqipëri, Endrit Hoxha.

Bashkë diskutuan për koordinim dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e sportit. Po ashtu për promovim dhe fuqizim ndërkombëtar të sporitit dhe bashkërendim të aktiviteteve.

Pjesë e takimit ishin edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretari i KOK-ut, Besim Aliti, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima dhe Gentian Shala, sekretar koordinues i marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri.

Prapa