Përkujtohet Holokausti

03.02.2023

Mbrëmë, në Prishtinë, nën organizimin e Ambasadores Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Mes të pranishmëve ishin Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zyrtarë të lartë shtetërorë, deputetë, ambasadorë, teksa MKRS u përfaqësua nga Nora Arapi Krasniqi, këshilltare e Ministrit Çeku.

Pas fjalëve të rastit, u interpretuan dy këngë që identifikohen me Holokaustin, \"Eli, Eli\" (Zoti im) dhe \"Ha'ayara Bo'eret\" (Qyteti i vogël po digjet). Gjithashtu, u shfaq dokumentari \"Ata më dhanë jetë\" me protagoniste Rena Quint, e mbijetuar e Holokaustit.

Në fund, u ndizen gjashtë qirinj, një nga një, në kujtim të gjashtë milionë viktimave të Holokaustit.

Prapa