Nikoqirët e Lojërave Olimpike Paris 2024, priten në takim në MKRS

17.01.2023

Zëvendësministrja Daulina Osmani, sot priti në takim zëvendës presidentin e Komitetit Olimpik të Francës, Jean-Pierre Siutat.

Osmani e njoftoi lidhur me gjendjen ekzistuese të sportit në Kosovë, politikat e zhvillimit dhe ato të parandalimit të dhunës dhe dukurive negative në sport si dhe për infrastrukturën sportive.

Siutat, ndër të tjera, foli rreth organizimit të Lojërave Olimpike Paris 2024. Ai gjithashtu tregoi gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve përmes ofrimit të mbështetjes së tyre për fushën e sportit.

Në takim morën pjesë edhe presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të Komiteteteve Olimpike të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët së bashku me KO të Maqenedonisë Veriore dhe të Francës, sot do ta nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit “Balkans Cooperation 5 (BC5)”. Aty përfshihen çështje të ndryshme të bashkëpunimit para dhe pas Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe ai do të vlejë deri në vitin 2028.

Prapa