Kosova në Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke u bazuar në raportin e Jurisë vlerësuese dhe të Komisioneres së Pavionit të Kosovës, ka nënshkruar vendimin për ekipin e kuratoratëve që do të përfaqësojnë Kosovën në këtë Bienale.
Kuratorët Poliksen Qorri - Dragaj dhe Hamdi Qorri do të prezantohen me projektin \"RKS2 Transcendent Locality\".
Tema e sivjetme e ekspozitës, të cilën e ka përcaktuar Bienalja e Venedikut është “Laboratori i së ardhmes”.
Vendimi dhe raporti i Jurisë: https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/64_2023.pdf