78 vjetori i Bibliotekës

27.11.2022

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” festoi 78 vjetorin e themelimit.

Aktivitete të shumta u organizuan për nder të kësaj dite. Në ceremoninë hapëse morën fjalën, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe sekretari i MKRS, Feim Hoxha.

Ngjarja vazhdoi me nënshkrimin e aktit nismëtar të pranimit të fondit të librave të ndërmarrjes botuese “Rilindja”, përmes së cilave BKK-së i dhurohen 430 pako librash shkollorë. Për të vazhduar me memorandumin që u nënshkrua me organizatën FLOSSK, që ofron bashkëpunim për digjitalizimin e fondeve të BKK-së.

Në kuadër të kësaj ceremonie po ashtu është hapur ekspozita “Perceptimi për shqiptarët në artin e karikaturës” me kurator Sean Pessin, nëpërmjet së cilës nxirren prej arkivave disa karikatura në shtypin britanik e amerikan nga shekujt XIX e XX.

Prapa