Guidat turistike të Kosovës

24.11.2022

Në kuadër të projektit, “Themelimi i programit të certifikimit të guidave turistike të Kosovës”, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet takimi konsultativ me akterë të sektorit të turizmit të Kosovës.

Takimi organizohet nga Asociacioni i guidave turistike të Kosovës “Guideks”, dhe ka për qëllim njohjen e sfidave të sektorit të turizmit në përgjithësi duke u fokusuar më shumë në veprimtarinë dhe sfidat e guidave turistike në vendin tonë.

Përmes diskutimit po synohet të bashkohen guidat turistike, profesionistët e sektorit të turizmit, zyrtarët përgjegjës dhe organizatat e shoqërisë civile, për të promovuar dhe rregulluar turizmin në Republikën e Kosovës, ku do të përfshihet edhe trashëgimia kulturore si pjesë zhvillimore e turizmit në vendin tonë.

Ky takim do të mbahet të martën, më 29 nëntor duke filluar nga ora 17:00 në Qendrën e Praktikave Rrëfyese, ish biblioteka “Hivzi Sylejmani”.

Prapa