Konferenca për përmirësimin e politikave për të rinjtë

23.11.2022

U përmbyll me sukses Konferenca për Rininë, një format që u organizua për herë të parë në vendin tonë dhe bëri bashkë të rinjtë, udhëheqësit e institucioneve publike, shoqërinë civile, qendrat rinore dhe partnerët ndërkombëtar për të diskutuar për përmirësimin e politikave për të rinjtë.

Në këtë ngjarje ishte prezent kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në fjalën e tij theksoi se Qeveria është duke punuar vazhdimisht që rinia jonë të jetë pjesë aktive, formale dhe joformale, në shërbim të ndryshimit të përgjithshëm në vend.

Fjalën gjithashtu e morën Agon Batusha, kryetar i grupit të deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës dhe Adriatik Llugiqi, kryetar i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.

Konferenca vazhdoi me panelet e diskutimit. Në panelin e parë tema ishte “Ndërmarrësia për të rinjtë”, ndërsa panelistë ishin, ministrja e MINT, Rozeta Hadari, Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe Krenare Gashi-Krasniqi, udhëheqëse e RYCO në Kosovë, me moderator Visar Haxhifazliu.

Në panelin e dytë u diskutua për mekanizmat rinor lokal. Panelistë ishin Kadri Rahimaj, kryetar i Kamenicës, Jelena Bulatoviq, NVO Centar Manjinsk Zajednice, Vjollca Gurgule, përfaqësuese nga Qendra Rinore e Komunës Rahovecit ndërsa moderator, Dionis Kollçaku.

Për temat “Reforma në arsim”, “Arti dhe sporti për të rinjtë” dhe “Punësimi i të rinjve” u diskutua në panelin e tretë, nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, ministri i Financave, Hekuran Murati, Ardian Gola, deputet dhe kryesues i Komisionit për Arsim dhe Rini, ndërsa modetare ishte Ardianë Halimi.

Paneli i katërt i kësaj konference pati për temë diskutimi ‘Programet për rininë të organizatave ndërkombëtare’. Folës ishin Arnhild Spence, kordinatore UNKT Kosova, Matt Cullinane, drejtues i Ekpit Arsimor në USAID Kosova, Johannes Stenbaek Madsen, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së dhe Dane Koruga, zëvendësdrejtor i Departamentit të Demokratizimit në OMIK dhe moderatore Flutura Sadiku.

Në përmbyllje të konferencës, Jehona Gjurgjeala nga OJQ TOKA, reportere e kësaj konference tregoi konkluzionet dhe disa nga veprimet që duhet të ndërmerren nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal për rininë. Ndër to janë bashkëpunimi më i madh mes rinisë dhe institucioneve, nevoja e domosdoshme për korniza dhe rregullore të reja për rininë, të bëhen hulumtime dhe të dhëna relevante për rininë, të ketë bashkë dyzim mes nivelit qendror dhe atij lokal, të caktohen linja buxhetore për rininë, të mbahen forume, pjesëmarrja e rinisë në politik bërje të jetë më e madhe, të krijohen vende të reja të punës në sport dhe kulturë, po ashtu të punohet më tepër në promovimin e jashtëm.

Konferenca e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u mbyll me muzikë nga bendi ZWADA.

Prapa