Orkestra e Filharmonise së Kosovës solli një program të veçantë

21.11.2022

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në koncertin e së dielës mbrëma solli një program të veçantë për publikun.

Nën drejtimin e mjeshtrit Gridi Kraja, koncerti u hap me uverturën “Coriolan” nga L. V. Beethoven për të vazhduar me “Koncertin në G-dur” nga M. Ravel në interpretim të pianistes së re por të dalluar kosovare Anila Aliu e cila u rikthye në një koncert me Filharmoninë e Kosovës pas 10 vitesh. Ajo debutoi me Filharmoninë kur ishte vetëm 12 vjeç, si fituese e çmimit “Pianisti i Ri”.

Pjesa e dytë e koncertit vazhdoi me premierën botërore të “Simfoni Epike” nga Fatos Qerimaj me tekst të Robert Wilton dhe me soliste mexosopranon Diellza Sylejmani. Interpretimi i veprës ‘Simfoni Epike” vjen si rezultat i përkushtimit të Filharmonisë së Kosovës në realizimin e premierave të kompozitorëve bashkëkohor nga Kosova dhe Shqipëria.

Prapa