Ekspozitë në Autostradën Hangar

15.11.2022

Në hapësirat e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, është hapur ekspozita “Tregimi i Autostradës Hangar”.

Një hapësirë brenda këtij parku është kthyer në qendër të kreativitetit artistik, ku vullnetarë dhe stafi i “Autostrada Biennale” kanë ndarë për publikun përvojën e tyre në krijimin e institucionit të artit bashkëkohor “Autostrada Hangar”.

Në hapjen e ekspozitës mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkëthemeluesja e Autostrada Biennale, Vatra Abrashi, përfaqësues të GIZ-it, njohës të artit dhe artdashës.

Ndër mbështetësit e ekspozitës “Tregimi i Autostradës Hangar” është edhe Ministria e Kulturës.

Prapa