Takim me presidentin e FIFA, Gianni Infantino

30.09.2022

Ministri Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani pritën sot delegacionin e FIFA-s, kryesuar nga presidenti Gianni Infantino, i shoqëruar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini dhe atë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në takim me fokus të veçantë u diskutua për infrastrukturën fizike të sportit të futbollit dhe përfshirjen e futbollit në sistemin arsimor të Kosovës, konkretisht hapat e bashkëpunimit në integrimin dhe adaptimin e modelit të programit të FIFA-së “Futbolli në Shkolla” në programin tonë shtetëror “Sporti në Shkolla”.

Ministri Çeku e njoftoi kryetarin Infantino për programin e Qeverisë së Kosovës për sportin në përgjithësi dhe për dy proceset e reformës aktuale në sport, hartimin e strategjisë së sportit dhe koncept dokumentin për sport.

Presidenti Infantino, falënderoi ministrin Çeku për pritjen dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e sportit të futbollit kosovar.

Prapa