Katër vite pa Bekim Lumin
Në katër vjetorin vdekjes, mbrëmë u përkujtua një prej regjisorëve më të shquar të vendit tonë, Bekim Lumi.
Për nder të tij në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, u hap ekspozita “U artësofshi”.
Në ekspozitën e kuruar nga Mentor Berisha u prezantua një pjesë e rrallë e veprimtarisë teatrore të Bekim Lumit. Të pranishmit e shumtë, familjarë, kolegë, drejtues të institucioneve kulturore dhe artistë patën mundësi të shohin fotografi, shkrime dhe detaje të tjera të procesit të punës së shfaqjeve të Lumit.
Bekim Lumi edhe mbrëmë dëshmoi që është një prej figurave me shumë peshë për artin teatror në Kosovë dhe më gjerë, poashtu është një prej personazheve të rralla dhe shembujve se si përgjatë punës artistike poashtu bëhet dokumentim i procesit, një pjesë shumë e rëndësishme për njohjen e artistave tanë dhe artit të tyre.