Shtepia e Islam Shipolit restaurohet nga fondet e MKRS-së

28.07.2022

Kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në shtëpinë e banimit të Islam Shipolit, që gjendet në qendër të qytetit në Mitrovicë.

E ndërtuar në fillim të shek. XX, i takon ndërtimeve të objekteve me stil të arkitekturës moderne evropiane.

Renovimi i elementeve të drurit, dyshemeja, tavanet, shkallët dhe gardhi i shkallëve janë vetëm disa nga punët e përfunduara në këtë shtëpi, duke i ruajtur gjithmonë vlerat origjinale.

Prapa