Poeti Xhevdet Bajraj varroset në vendlindje

30.06.2022

Në vendlindjen e tij, në Rahovec iu dha lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj.

Për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e tij u mbajt mbledhje përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, ku morën pjesë miq të poetit, udhëheqës institucionesh, familjar dhe qytetarë të shumtë.

Bajraj u kujtua përmes pasurisë e trashëgimisë shpirtërore, artistike që i la vendit tonë, leximit të poezive e tij të mrekullueshme që do të mbesin të paharruara.

Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, cili mes tjerash tha se Xhevdeti u kthy edhe fizikisht në vendlindjen e tij që e deshi shumë. Ai është poet dhe njeri i papërsëritshëm, që e ka dashur shumë tokën, natyrën, qiellin, zogjtë e lirinë dhe na ka bërë, që edhe ne t’i duam të gjitha këto edhe më shumë, tha më tej kryeministri.

Të pranishëm në mbledhjen komemorative dhe varrim ishin edhe zëvendësministri i MKRS, Sejnur Veshall dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ceremonia mortore u përmbyll me një orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit.

Prapa