Mundësi pjesëmarrjeje në festivalin e teatrit në Turqi

29.06.2022

Është hapur aplikimi për pjesëmarrje në Festivalin e 10-të Ndërkombëtar të Teatrit të vendeve Ballkanike në Bursa të Turqisë.

Vitin e kaluar në këtë festival morën pjesë teatro nga vende të ndryshme përfshirë edhe Kosovën. U prezantua shfaqja “Totem dhe Tabu” e produksionit Artpolis.

Në këtë link mund t’i gjeni detajet dhe formën e aplikimit: https://cutt.ly/jKAi7VX

Për detaje dhe informacione të mëtejme, person kontaktues nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë është znj. Sherife Shala, e-mail: [email protected].

Festivali do të mbahet në muajin mars të vitit 2023.

Prapa