Dita e Komunitetit Egjiptian

22.06.2022

Në prag të 24 qershorit - Ditës së Komunitetit Egjiptian, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias nga ky komunitet, të cilët ishin të shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe deputeti Fridon Lala.

Bashkë kanë diskutuar për punën që po bëhet në integrimin e komuniteteve në fushën e kulturës e sportit, përkrahjen dhe kërkesat e tyre për një bashkëpunim sa më të mirë.

Ministri Çeku ka uruar komunitetin egjiptian për ditën nacionale të tyre, duke theksuar se komunitetet në vendin tonë janë vlerë e shtuar e shoqërisë.

Prapa